Flash

PAMJE TE RENDA/ Berisha nxjerr videon: Kreu i PS Elbasan dhunon një roje shkolle

Lapsi.al 15 February 2024
PAMJE TE RENDA/ Berisha nxjerr videon: Kreu i PS Elbasan dhunon një roje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që tregon dhunimin e rojes 70- vjeçar të shkollës 9 vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan. Sipas Berishës thotë se autori është kryetari i PS-së së Elbasanit.

“Durim Koçi, bandit i Taulant Bego Jaris, masakron me grushte rojen 70 vjeçar! Krim i shëmtuar!” – shkruan Berisha.

40-vjeçari Durim Koçi nuk është një emër i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi ai është kallëzuar edhe më herët për disa çështje të tjera. Policia e ka proceduar në gjendje të lirë për këtë ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI