Flash

Miratimi i ligjit për bastet online, PL: Biznes personal i Ramës, do ta përdorë për të blerë zgjedhjet

Lapsi.al 15 February 2024
Miratimi i ligjit për bastet online, PL: Biznes personal i Ramës, do

Partia e Lirisë ka reaguar pasi Kuvendi miratoi vetëm me votat e PS-së ligjin për rikthimin e basteve sportive online. Në një postim në Facebook, Endrit Barimllari akuzon Ramën se i ka kthyer me qëllim që t'i përdorë për të blerë zgjedhjet.

"Lojërat e fatit kalojnë me votën e Rilindjes në Parlament. Kur Edi Rama mori vendimin për t'i ndaluar disa vite më parë e kemi denoncuar si një akt i cili nuk ka qëllim ndalimin lojërave të fatit, që sipas Ramës në atë kohë po shkatërronin familjet e shqiptarëve, por strukturimin e tyre për ta kthyer në biznes monopol të Edi Ramës. Biznes i cili do të përdoret gjerësisht në fushatë për të blerë zgjedhjet. Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij", shkruan Braimllari.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI