Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Lubonja: Mesazhet me dy standarde që Blinken dha në Tiranë

Lapsi.al 15 February 2024
Lubonja: Mesazhet me dy standarde që Blinken dha në Tiranë

Vizita dhe mesazhet e dhënë sot në Tiranë nga sekretari amerikan Antony Blinken, për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja janë me dy standarde. I ftuar këtë mbrëmje ne emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se Blinken e trajtoi Edi Ramën “si sheik”, duke e cilësuar si “burrë të shquar”.

Sipas analizës së tij, në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pasi në mes ishin interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Ndërkohë shtoi se në vendin tonë, nuk ka një politikan, as nga opozita, që mund t’ia thotë në sy këtë. Lubonja tha se edhe Berisha në gjysmën e parë të reagimit të tij, foli me elozhe për Blinken.

“Për arsye gjeopolitike afrojnë diktatorë, liderë autoritarë, dhe zgjidh probleme me ta, por dhe i miklon dhe thotë ‘burrë i shquar’, si në rastin me Ramën, ose Vuçiç, Erdogan… I ka dalë boja atyre retorikave të mëdha për demokracinë, shtetin e së drejtës, që sot si përmendi fare mu duk.

Janë interesa gjeopolitke dhe ekonomike që maskohen nga këta. Si tha? ‘Sa herë kemi pasur ndonjë problem, na e ka zgjidhur Rama’. Kur flas për standard të dyfishta, kam parasysh, kur ky është me ne, përdoret një standard se është me ne, dhe kur nuk është, po këta shpallen si armiq. Këtë gjuhën e dyfishtë duhej t’ia thoshte një gazetar atje, sepse e përdori për Ramën por jo për Berishën.

Për mua qeveria e Ramës është me e korruptuara këto 30 vjet. Biden e ka trajtuar korrupsion si fenomen që vë ne rrezik sigurinë e shtetit kur goditi Berishën, ndërsa këtë e quan burrë i shquar, kjo gjuhë është e neveritshme. Ata e dinë shumë mirë sesi është situata, por janë në mes interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Edhe Berisha gjysmën e fjalimit për Blinken e kishte me elozhe… Unë mendoj se duhet një opozitë që t’ia thotë në sy. Nuk ka këtu te ne”, - u shpreh Lubonja. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43