Flash

Korçë/ Dhunoi nënën dhe më pas u largua nga banesa, ndalohet 26-vjeçari

Lapsi.al 15 February 2024
Korçë/ Dhunoi nënën dhe më pas u largua nga banesa,

Ditën e sotme, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë ndaluar shtetasin me inicialet E.Z., 26 vjeç.

E.Z. kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe më pas u largua nga banesa, por forcat “Shqiponja” e kanë ndjekur 26-vjeçarin dhe e kanë ndaluar.

Ndërkohë, DVP Korçë na jep detaje dhe për një ngjarje tjetër. DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe u largua nga banesa. Pas ndjekjes nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 26-vjeçari u kap dhe u ndalua.

-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një konflikt në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë të cilit u dëmtua me mjete të forta një shtetas, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. H., 30 vjeç, Xh. H., 26 vjeç dhe S. S., 33 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi S. S. ka shkuar në banesën e shtetasit Xh. H. dhe e ka goditur atë në parakrah, me mjet prerës. Më pas, shtetasit R. H. dhe Xh. H. (vëllezër) kanë goditur me mjete të forta 33-vjeçarin dhe kanë thyer xhamat e automjetit të tij. Shtetasi S. S. ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI