Flash

Eurostat: Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa

Lapsi.al 15 February 2024
Eurostat: Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa

Mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë arriti në 38.2 vjet në vitin 2022, duke u renditur bashkë me Kosovën në mesin e vendeve me popullata me të reja se shtetet e tjera të Europës, sipas të dhënave të Eurostat, por në dy dekadat e fundit vendi ynë është mplakur me ritmet më të larta.

Në vitin 2002 mosha mediane e Shqiptarëve (vlera që ndan gjysmën më të vjetër nga gjysma më e re e popullsisë) ishte 27.6 vjeç. Gjatë dy dekadave 2002-2022 shihet se popullsia e Shqipërisë është plakur me 10.6 vite norma më e lartë nga të gjithë vendet e Europës, e cila gjatë kësaj periudhe është plakur me vetëm 4.7 vite.

Mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.5 vjeç në 1 janar 2023. Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së BE-së ishte më e vjetër se 44.5 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re. Mosha mesatare e popullsisë së BE-së është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013, kur ishte 42.2 vjeç, ndërsa popullsia e Shqipërisë për të njëjtën periudhe është plakur me 4.5 vite ritme dy herë më të lartë se mesatarja e Europës.

Më 1 janar 2023, në të gjithë anëtarët e BE-së, mosha mesatare varionte midis 38.4 vjeç në Qipro dhe 48.4 vjeç në Itali. Midis 2013 dhe 2023, mosha mesatare u rrit në të gjithë anëtarët e BE-së, përveç Maltës dhe Suedisë, ku u ul (përkatësisht -0,4 dhe -0,1 vjeç), dhe Gjermanisë, ku mosha mesatare mbeti e pandryshuar.

Në pesë vende të BE-së, mosha mesatare e popullsisë u rrit me 4 vjet ose më shumë. Mosha mesatare në Portugali u rrit me 4.4 vjet, më së shumti ndër vendet e BE-së. Pasuan Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Italia, duke shënuar rritje prej 4.0 vitesh dhe Shqipëria me 4.5 vite.

Vendi Europian me popullsinë më të re në moshë është Kosova me moshe mediane 31.1 vite me 2022, Azerbajxhani me 33.8 vite, Islanda me 36.7 vite dhe Shqipëria me 38.2 vite në të njëjtin nivel më Gjeorgjinë.

Në krahun tjetër Italia është shteti me popullsinë më të plakur të Europës me moshe mendiane 48 vite, me tej si shteti më i plakur i Europës vjen Portugalia me 48.8 vite, Greqia me 46.1 vite, Gjermania me 45.8 vite.

Ikja e popullsisë në emigracion, kryesisht në moshë të re dhe rënia e lindjeve po sjellin një rritje të moshës mediane, që është mosha që e ndan popullsinë përgjysmë.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2023 mosha medianë e popullsisë rezulton 38,8 vjeç nga 38,2 që ishte më 1 janar 2022.

Në 1 janar 2023 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24,0% në 23,8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23,1% në 24,4% gjatë të njëjtës periudhë. /monitor

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43