Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane

Lapsi.al 15 February 2024
Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane

Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blinken në Tiranë i ka hedhur një dush të ftohtë iluzioneve të tërë atyre opozitarëve që shpresojnë se SHBA nuk mbështet një regjim antidemokratik në Tiranë. 

Togfjalëshat, “një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë”, në adresë të Edi Ramës, i vunë kapak të gjitha pandehmave, se shefi i qeverisë që korruptoi zyrtarin më të lartë të FBI të rekrutuar ndonjëherë, ishte që prej asaj kohe i padëshëruar për këtë administratë amerikane.

Prej kohësh, mes opozitarëve dhe kritikëve të autokratit shqiptar qarkullonte një bestydni, e shprehur dhe publikisht, se skandali McGonigal e dogji njëherë e mirë Ramën në sytë e zyrtarëve të përtej Atlantikut. Dikush spekulonte se dhe dosja që po heton Dumani ishte direktivë nga Uashingtoni, të tjerë se Blinkeni nuk i kishte dhënë as dorën në OKB, e ndonjë tjetër se lobimi i Sorosit nuk po pinte më ujë. 

Jo nuk është kështu. Bliknken jo vetëm erdhi në Tiranë, jo vetëm i thuri elozhe Ramës, por mbi të gjitha ai refuzoi të takohet me çdo lloj kundërshtari të tij brenda vendit.

Pra mesazhi i vizitës së tij është i qartë: nëse nuk iu pëlqen Edi Rama, nëse besoni se ai është i korruptuar, nëse këmbëngulni se ai po grabit dhe shpopullon Shqipërinë, mos e llogarisni SHBA-në në betejën kundër tij. Në Uashington vlerësojnë më shumë ndihmën për afganët që u mbetën në derë, pasi nuk e eksportuan dot demokracinë drejt lindjes, bazën e Kuçovës të cilën mund ta përdorin pas muajit të ardhshëm, sesa skrupujt demokratikë të një vendi gjeopolitikisht të papërfillshëm.

Edhe njëherë, idiotët e dobishëm që i besojnë në mënyrë idealiste moralit të hipërfuqisë dhe merakut të saj për mbarëvajtjen demokratike të Shqipëerisë, me siguri që kanë mbetur të zhgënjyer. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Nëse në arenën e madhe globale Blinken mund të lërë ndonjë trashëgimi, në histrorinë e këtij vendi ai do të ngulitet me aktin e non gratas, që përçau në mënyrë të pariparueshme opozitën, duke përmbyllur instalimin e një regjimi autoritar. Midis këtij akti dhe lavdeve të sotme është një histori e tërë. Aty duhen llogaritur përshëndetja për “fitoren historike” të zgjedhjeve, ende pa dalë rezultati i masakrës elektorale të 2021-shit, kërcënimet për politikanët që manifestonin kundër qeverisë me flamuj amerikanë, urimin për zgjedhjen e gjykatëseve kushtetuese të bregut të Lanës, që më pas Venecia i konsideroi të paligjshme, mbylljen e syve për prishjen e marëveshjes elektorale të 5 qershorit, e deri tek thirrjet për ngrënie bari. 

Pra shkurt, nëse regjimi i Ramës është ky që është sot, ai është i tillë edhe falë ‘carta bianca”-s amerikane. 

Për këdo që është i ndërgjegjësuar për këtë, vizita tetë orëshe e Antony Blinken nuk përbënte asnjë lajm. Ndërsa të tjerëve, që përkundin ëndrra për Amerikën shpëtimtare, aleatin tonë të madh strategjik, të cilit duhet ti bindemi verbërisht, mbetet një pikëpyetje: A i shpjegojnë ata dot fjalët: “një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë”, në adresë të Edi Ramës? 

©Lapsi.al

Të këshilluara

A mjafton kaq për të thirrur BASHKIM?

Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, kur vëllezërit armiq demokratë luftuan me hunj dhe gaz lotësjellës kundër njëri tjetrit. Mbështetësit e ...

19:12

Kriza e legjitimimit të projektit socialist

Artikulli "Kriza e legjitimimit të projektit socialist" është pjesa e tretë (dy të parat në linqet më poshtë) e një cikli shkruar nga Blendi Kajsiu  enkas për L...

17:35

Hipokrizia e sulmeve të PD-së ndaj Bolinos

PD-ja po vijon me atë që di të bëjë më mirë, histerizimin e sulmeve ad hominem, target i të cilave këto kohë e ka pasur radhën të jetë gazetari dhe botuesi ital...

16:18

Një fabrikë gjigande manipulimi

Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i Amerikës i bëri dosjes McGonigal, përforcojnë edhe më shumë bindjen e një skandali të financuar me para në...

16:31

Kujt i shërben “republika e prokurorëve”?

Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, për vendosjen e “republikës së prokurorëve”, ç’ka nënkupton fuqinë e pamatë, deri në abuzim, të SPAK-ut, por...

15:23

Zvogëlimi i ambasadorëve

Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në mënyrë timide ndaj një nisme të Edi Ramës dhe veglave të tij pseudodemokrate, për të ndryshuar në mënyrë t...

18:10

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI