Flash

Blinken i thur elozhe shqiptarëve të suksesshëm

Lapsi.al 15 February 2024
Blinken i thur elozhe shqiptarëve të suksesshëm

Tek Piramida, ku sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të mbajë takimin me rreth 100 të rinj shqiptarë të cilët kanë përfituar nga programet amerikane që lidhen me kulturën, ai listoi disa nga emrat e famshëm të shqiptarëve që kanë bërë karrierë të shkëlqyer në botë, si Dua Lipa apo Mira Murati.

Blinken përmendi biznese shqiptare që ia kanë dalë mbanë në Amerikë.

Por, sekretari amerikan i shtetit nuk kurseu elozhetë edhe për kryeministrin tonë të tre mandateve, për të cilin tha se është një "udhëheqës i shkëlqyer". Blinken deklaroi se Edi Rama i është gjendur amerikanëve vitet e fundit në çdo moment vështirësie për ta.

“Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.

Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin”, tha ai.

Më tej shtoi: Ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në çdo vend tjetër në Tiranë.

Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam. Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. 

Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shkëlqyer, por edhe një kryeministër shumë i mirë.

Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi. Këto tre vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftë së ftohtë." - u shpreh Blinken. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43