Flash

48-vjeçari në Shkodër tentoi të fshehë armën në lulishte, arrestohet nga policia

Lapsi.al 15 February 2024
48-vjeçari në Shkodër tentoi të fshehë armën

48-vjeçari Helidon Marku është arrestuar nga policia, pasi u kap duke ;ëvizur me armë me vete.

Blutë, në një njoftim për mediat bëjnë me dije se Marku, sapo ka pikasur efektivët e policisë ka ndaluar makinën dhe ka tentuar ta fshehë pistoletën në një lulishte.

Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMË” që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në bulevardin “Skënderbeu” është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin H. M., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante më vete. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur shtetasi H. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë.

Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMË” që drejtonte ky shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI