Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vràsja e Xhuvanit, shtyhet seanca për Paplekajn dhe dy ish-zv.drejtorët e Policisë

Lapsi.al 14 February 2024
Vràsja e Xhuvanit, shtyhet seanca për Paplekajn dhe dy

Shtyhet sërish procesi gjyqësor për Arbër Paplekaj, dy ish zv-drejtoret e policisë Elbasan dhe të pandehurve të tjerë, edhe ata oficerë policie.

Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 në Elbasan.

Prokuroria në pretencën e dhënë në qershor të vitit të kaluar, ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Arbër Paplekajn.

Ndërkohë për dy ish-nëndrejtorët u kërkua 2 vite shërbim prove dhe 8 muaj shërbim prove për punonjësit e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet.

Të këshilluara

Plagòsje në Durrës

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave. I plagosuri është dërguar në spital për të m...

12:57

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI