Flash

Ukraina thotë se ‘ka fundosur anijen ruse Caesar Kunikov’ pranë Krimesë

Lapsi.al 14 February 2024
Ukraina thotë se ‘ka fundosur anijen ruse Caesar Kunikov’

Një luftanije e madhe zbarkimi e ushtrisë ruse Caesar Kunikov, është fundosur sot pranë brigjeve të gadishullit të Krimesë, njoftonte ushtria e Ukrainës duke marrë përgjegëjsinë për sulmin.

Rrjeti BBC tha se pretendimi nuk mund të konfirmohet.

Shpërthime të fuqishme ishin dëgjuar mëngjesin e sotëm, sipas raportimeve në rrjetet sociale, çka sugjeronte se anija e zbarkimit ishte goditur në jug të qytetit të Ialta, shkruan rrjeti shtetëror britanik BBC.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës publikonte një video ku dukej se dronët detarë tip Magura V5, godisnin anijet ruse.

Ukraina ka goditur dhe herë të tjera mjetet detare ruse në Detin e Zi pranë Krimesë.

Më herët imazhet satelitore tregonin se shumica e flotës ruse të Krimesë është larguar drejt portit rus të Detit të Zi, Novorossiysk.

Zhvillimi vjen teksa lufta e Rusisë në lindje të Ukrainës hynë në vitin e tretë dhe i ka kushtuar jetën qindra mijëra ushtarëve nga të dyja palët, ndërsa Ukraina pranon se situata në front është “e komplikuar dhe e tensionuar”.

Kreu i ri i ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, premtonte sot se ushtria ‘do të mbrojë qytetin e luftuar të Avdiivka’ megjithëse është i rrethuar nga ushtria ruse dhe forcat ukrainase që e mbrojnë thonin më herët se situata është ‘kritike’.

BBC thotë se nuk ka konfirmime për fundosjen e zbarkueses Caesar Kunikov në Detin e Zi ndërsa pamjet e publikuara nga inteligjenca e Ukrianës ‘nuk janë të vjetra’.

Luftanije të tilla amfibe përdoren për zbarkimin e trupave, veçanërisht në territorin armik.

Më herët Ukraina ka fundosur në një sulm mjetin amfib rus Novocherkassk, i goditur në dhjetor në portin e Feodosiya.

Të këshilluara

Sanksionet ndaj Rusisë mbërrijnë në Serbi

Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja për kompanitë kineze dhe indiane për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë, ku lista e “emrave të rinj” përfshin g...

17:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI