Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Me drogè nga Austria në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Lapsi.al 14 February 2024
Me drogè nga Austria në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë të moshës 26 dhe 54 vjeç janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë importuar kokainë dhe hashash në Romë.

Operacioni përfundoi mbrëmjen e djeshme me sekuestrimin e 10 kilogramëve drogë, 18 mijë euro cash dhe arrestimin e të dy shqiptarëve, ndërsa mësohet se baza e trafikimit të lëndës narkotike ishte një garazh në zonën Aurelio Val Cannuta.

Dy shqiptarët u kapën teksa vinin nga Austria me ngarkesën e drogës e cila u sekuestrua nga efektivët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI