Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kurti reagon pas deklaratave të O'Brien: Partneriteti ynë me SHBA nuk po rrezikohet

Lapsi.al 14 February 2024
Kurti reagon pas deklaratave të O'Brien: Partneriteti ynë me SHBA

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk po rrezikohet.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O'Brien, që një ditë më parë tha se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere pas vendimit për dinarin.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat dhe mik të rëndësishëm, sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Gjatë një aktiviteti me Ministrinë e Shëndetësisë në Prizren, Kurti tha se Kosova është republikë demokratike dhe qeveria nuk i mbivendoset institucioneve të pavarura, sikurse Banka Qendrore e Kosovës.

“Banka Qendrore e Kosovës i ka dërguar një letër Bankës Popullore të Serbisë, shpresoj të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë, bëhet fjalë vetëm për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët”, vijoi Kurti.

Kurti përsëriti se nuk do të ndëshkojnë askënd, mirëpo duan që të legalizohet dhe të formalizohet çdo transaksion financiar.

Të këshilluara

Plagòsje në Durrës

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave. I plagosuri është dërguar në spital për të m...

12:57

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI