Flash

Janari nis me rritje më të ulët të çmimeve, inflacioni zbret në 3.4%

Lapsi.al 14 February 2024
Janari nis me rritje më të ulët të çmimeve,

Ritmet e rritjes së çmimeve u zbutën në janar, teksa inflacioni shënoi 3.4%, rezultati më i ulët që nga nëntori 2021.

Nga një nivel i ulët përgjatë dekadës së kaluar, inflacioni nisi të rritej nga kërkesa e lartë pas pandemisë në gjysmën e dytë të vitit 2021, teksa u intensifikua më tej pas luftës në Ukrainë.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2024, krahasuar me Dhjetor 2023 është 0,5%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,37 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,27 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Janar 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 5,0%,. Grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4%, “Veshje dhe këpucë” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 %. Gjithashtu “Shërbimi arsimor” u rrit me 2,2%, “Shëndeti” me 1,6% dhe “Komunikimi” me 0,3%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,4%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8,8%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,5%, “mish” me 4,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,7%, “peshk” me 2,3%, etj.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2023, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,7%, “Shëndeti” me 0,3%, “Veshje dhe këpucë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,4%./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI