Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

BIRN: Projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel direktivat e BE-së

Lapsi.al 14 February 2024
BIRN: Projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel direktivat e

Organizatat e shoqërisë civile që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e mbrojtjes së mjedisit ngrenë shqetësime për moszbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian në projektligjin e propozuar në Kuvend për Zonat e Mbrojtura.

Aktivistët njoftuan të hënën se shqetësimet e tyre i shprehën gjatë një takimi të organizuar të premten me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane në parlament, Jorida Tabaku.

Në këtë takim, përfaqësuesit e OSHC-ve theksuan rëndësinë e ruajtjes së standardeve evropiane dhe përputhshmërisë së ligjit kombëtar me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Takimi u fokusua veçanërisht në nevojën e analizës së projektligjit në Komisionin për Çështje Evropiane, kundërshtimin e amendamenteve nga OSHC-të aktuale, duke analizuar çështjet kryesore të projektligjit, si dhe nënvizimin e mospërputhshmërisë së tij me Direktivat (veçanërisht Direktivat e Zogjve dhe Habitateve) dhe në përputhje me legjislacionin evropian”- njofton Qendra Shqiptare e Ornitologjisë.

Tabaku tha se kishte bërë përpjekje që projektligji të futet për diskutim edhe në Komisionin e Çështjeve Evropiane sepse ajo ishte e bindur se ndryshimet bien në kundërshti me direktivat e BE-së për sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

“Eksperienca ime, por edhe e juaja, më tregon që propozimet e mazhorancës për zonat e mbrojtura sjellë nga disa deputetë të saj është kurthi procedural që qeveria përdor shpesh për të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve”- tha Tabaku.

Ndërkohë kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato bëri më 2 shkurt një vizitë në komisionin parlamentar përgjegjës për këto ndryshime duke kërkuar që çdo ndryshim t’i nënshtrohet një konsultimi të gjërë.

“Mbrojtja e mjedisit dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm janë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve dhe gjithashtu integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Gonzato gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Mjedisit Arben Pëllumbi dhe nënkryetarin Helidon Bushati.

“U kërkova atyre të garantojnë që çdo ndryshim në kuadrin ligjor ekzistues për zonat e mbrojtura t’i nënshtrohet një konsultimi të plotë, të bazuar në fakte dhe gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët”, njoftoi Gonzato nëpërmjet faqes së delegacionit të BE-së në Facebook.

Aktivistët mjedisore po i kundërshtojnë me forcë këto ndryshime të iniciuara nga një grup deputetësh të PS-së edhe gjatë dëgjesave në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku projektligji po shqyrtohet dhe i kanë bërë thirrje parlamentit që të heqë nga kalendari i punës votimin e tij.

Ky komision vijoi të hënën me seancat dëgjimore me organizatat mjedisore, të cilat njëzëri kundërshtuan propozimet e deputetëve socialiste si kërcënuese për ruajtjen e këtyre zonave.

Dëgjesat vijuan edhe pse deputetët nismëtarë kishin deklaruar më herët tërheqjen nga propozimi fillestar i projektligjit duke pranuar problematikat me disa prej neneve, por ata nuk janë tërhequr tërësisht nga nisma për ta ndryshuar ligjin e 2017-ës.

Pëllumbi tha se komisioni do të riformulojë nenet e tij duke marrë për bazë një dokument mendimesh të ministrisë së Mjedisit të miratuar në Këshillin e Ministrave dhe propozimet e organizatave mjedisore.

Ai nuk dha një përgjigje të qartë aktivistëve që kërkuan që procesi i konsultimeve me ta të ribëhet kur komisioni të konkludojë me draftin e ri.

Projektligji u nxit nga një letër e kryebashkiakëve të PS-së i kërkuan Kuvendit që ligji t’u jepte atyre mundësi të merrnin pjesë në administrimin e këtyre zonave në territoret e bashkive të tyre.

Ndryshimet e reja përveç dhënies në administrim të 20 përqind të territorit për bashkitë, parashikojnë lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre./ BIRN

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI