Flash

Akuza për ndërtim pa leje, merret i pandehur vëllai i biznesmenit Pëllumb Salillari

Lapsi.al 14 February 2024
Akuza për ndërtim pa leje, merret i pandehur vëllai i biznesmenit

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Lulzim Salillarin, vëllain e biznesmenit Pëllumb Sallilari.

Nën akuzë është shoqëria “Salillari” shpk me administrator Bledar Starova, pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Në datën 06.07.2022, shërbimet e Postës së Policisë Farkë pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë janë njoftuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në portalin e policisë së shtetit “Komisariati Dixhital” ka disa njoftime nga banorë të zonës së kopshtit Botanik rruga “Bilal Sina”, Njësia administrative Nr.13 Tiranë, ku thuhej së subjekti “Salillari” shpk po ndërton pallate pa leje.

Në pjesën e përparme të pallatit në krahun përball kopshtit zoologjik gjendet e fiksuar në një llamarinë e afishuar leja e ndërtimit nr.prot X-13444/6 datë 27.11.2020lëshuar nga Bashkia Tiranë ku thuhet se punimet kryhen nga shoqeria “Salillari” shpk, do të ndërtohet një godinë banimi dhe shërbimi 1,4 dhe 7 kate me 1-5 kat parkim dhe shërbim nëntokë me afat kryerjen e punimeve 60 muaj si dhe një foto e pamjes së jashtme të projektit të godinës.

Referuar aktit të konstatimit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit rezulton se gjatë kontrollit të ushtruar në objektin me leje ndërtimi nr.X-13444/6 datë 27.11.2020 të objektit “Godinë banimi dhe shërbime1,4 dhe 6 kat me 1-5 kat parkim dhe shërbime nëntokë u konstatua ndryshim nga projekti i miratuar duke realizuar sipërfaqe shtesë në shkelje të kushteve të lejës së ndertimit ku sipas lejes totale sipërfaqe ndërtimore mbi tokë është 10516.29m2 dhe gjëndje faktike 12960.41m2 pra shtesë ndërtimi 2444.12m2.

Referuar lejes së ndërtimit me nr.prot X-13444/8 datë 27.11.2020 të Bashkisë Tiranë për objektin e sipërcituar me subjekt ndërtues “Salillari” shpk rezulton se leja e ndërtimit është “Godinë banimi dhe shërbimi 1,4 dhe 6 kate, me 1-5 kat parkim dhe shërbim nëntokë” në pronë të z.Erald Kamberi, z.Ermal Alla dhe z.Ervis Kamberi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI