Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Yuri Kim zbulon se kë do të takojë Blinken në Tiranë

Lapsi.al 13 February 2024
Yuri Kim zbulon se kë do të takojë Blinken në Tiranë

Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim që tashmë mban detyrën e zv.ndihmës-sekretares kryesore për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit ka zbuluar detaje nga vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken të enjten në Tiranë.

“Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000.

Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërish në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin. 

Më pas do të ketë një dalje për median. Ai do të ketë një tjetër takim të bukur me diçka më shumë se 100 persona, të cilët kanë kanë kaluar përmes programeve tona, tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, - tha Yuri Kim sipas BalkanWeb në një bashkëbisedim online me disa gazetarë shqiptarë dhe gjermanë përpara vizitës.

Kim nuk përmendi ndonjë takim të Blinken me kreun e SPAK siç po përflitet këto ditë në Tiranë. Blinken pritet të shoqërohet gjatë kësaj vizite edhe nga vetë Kim dhe Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien. /Lapsi.al

LEXO EDHE: Analisti amerikan: Mesazhi që Blinken duhet t’i japë Ramës dhe Vuçiç në Tiranë

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI