Flash

Rusia fut në "listën e zezë" kryeministren e Estonisë

Lapsi.al 13 February 2024
Rusia fut në "listën e zezë" kryeministren e

Moska e ka futur kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në listën e zezë të Rusisë për gjoja “shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë”. Ajo është liderja e parë e huaj që futet në listën e Ministrisë së Brendshme ruse, teksa marrëdhëniet mes Kremlinit dhe Perëndimit vazhdojnë të tregojnë shenja përkeqësimi.

Ky lajm u konfirmua të martën nga Ministria e Jashtme ruse, e cila, megjithatë, nuk tregoi se kur Kallas, si dhe sekretari i Shtetit i Estonisë, Taimar Peterkop, ministri i Kulturës i Lituanisë, Simonas Kairys, dhe rreth 60 nga 100 anëtarët e Parlamentit të kaluar të Letonisë u futën në listën e zezë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Kallasi kërkohet nga Moska për shkak të “përdhosjes së kujtesës historike”.

“Kremlini tani shpreson se ky vendim do të ndihmojë të më heshtë mua dhe të tjerët – por nuk do t’ia arrijë”, - tha Kallas në një postim në rrjetin social X. “Unë do të vazhdoj ta mbështes fuqishëm Ukrainën. Do të vazhdoj ta ngre zërin për forcimin e mbrojtjes së Evropës”, - tha ajo, duke shtuar se vendimi i Rusisë nuk ishte “aspak befasues”.

Pre se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve, Estonia, Letonia, Lituania dhe shumë ish-republika sovjetike dhe anëtare të ish-paktit të Varshavës, i kanë shkatërruar monumentet e epokës sovjetike. Tri vendet baltike u aneksuan nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940 dhe u okupuan nga Gjermania naziste, para se të binin përsëri nën sundimin e Moskës derisa e fituan pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Këto tri vende tani janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, si dhe e mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse. Kallas u bë kryeministre e Estonisë më 2021 dhe menjëherë u zotua se do t’i shkatërronte hiç më pak se 400 monumente të cilat shihet si trashëgimi e padëshiruar nga epoka sovjetike. /REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI