Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Pas 16 mijë vdekjeve shtesë nga pandemia, bien ndjeshëm fatalitetet në 2023

Lapsi.al 13 February 2024
Pas 16 mijë vdekjeve shtesë nga pandemia, bien ndjeshëm

Pas rritjes së ndjeshme të fataliteteve në vitet 2020-2021 dhe në pjesën e parë të 2022-n, viti që sapo lamë shënoi një rënie të ndjeshme të tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin 2023 u shënuan gjithsej rreth 20 mijë vdekje, që është niveli më i ulët në 12 vjet, që nga 2011-a. Në krahasim me 2022-n, numri i vdekjeve ka rënë me 16%.

Ndërsa në raport me 2021-n, kur është shënuar dhe niveli më i lartë i vdekjeve në historinë e Shqipërisë, për shkak të pasojave të pandemisë, numri i vdekjeve ka rënë me 34%, ose rreth 10 mijë fatalitete më pak.

Nga tremujori i dytë 2020, kur në vend u përhap pandemia e Covid-19, numri i vdekjeve u rrit me shpejtësi. në 2020-n rezultuan 27.6 mijë fatalitete, nga 21.8 mijë që ishte mesatarja e 2016-2019, me rritje 26.7%. Në 2022-n numri i tyre u rrit sërish, duke kulmuar në 30.5 mijë (shiko grafikun), ose 40% më shumë se mesatarja e 2016-2019.

Në 2022, fatalitetet ishin gati 24 mijë, sërish më të larta se mesatarja e para pandemisë (10% më shumë), si rrjedhojë e valës së pandemisë që ishte akoma e pranishme në pjesën e parë të vendit.

Rënia e lartë e vdekjeve në 2023-n, sipas mjekëve shpjegohet me faktin se gjatë periudhës së pandemisë u përshpejtua humbja e jetëve dhe për të sëmurët kronikë. Për periudhën 2020-2022, në vend u shënuan rreth 16 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e 2016-2019, kryesisht si rrjedhojë e pasojave të pandemisë, një pjesë e madhe e të cilëve ishin të moshuar, që përndryshe mund të jetonin edhe disa vite.

Nga ana tjetër në 2023 nuk kanë qarkulluar as viroza të rënda gripale, duke bërë që pasojat fatale të virozëve, që janë më të forta në muajt e ftohtë të vitit të jenë më të ulëta./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Deri në mesditë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave do të do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat priten në zonat malor...

08:16

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI