Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Meta për bashkimin e PD-së: I sinqertë

Lapsi.al 13 February 2024
Meta për bashkimin e PD-së: I sinqertë

Çdo bashkim i sinqertë forcash dhe potencialesh është pozitiv. Kështu e komentoi kreu i PL-së, Ilir Meta, bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Rithemelimit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se është pro ndaj çdo proteste qytetare dhe politike.

“Çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh të fjetura deri tani, është pozitiv. Nuk jemi në një situatë normale, jemi në një narko-diktaturë. Duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me narko-diktaturën. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të protestave qytetare dhe politike, në mbrojtje të demokracisë.”, tha Meta.

Lexo më tej: Bashkimi mekanik në PD/ Çfarë ndodhi sot mes grupimeve Berisha-Bardhi 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI