Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E zuri orteku, humb jetën një turiste amerikane në Brezovicë

Lapsi.al 13 February 2024
E zuri orteku, humb jetën një turiste amerikane në Brezovicë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një turisteje amerikane rreth te 50-ave, teksa po skijonte në Brezovicë. Sipas njoftimit, asaj i është dhënë ndihma e parë, por ajo nuk ka rezultuar pozitive. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka apeluar për të gjithë vizitorët që të kenë kujdes gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.

"Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimtë “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve.

Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht.

Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj. Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit,ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë, kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla" - thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë makina në aksin Korçë-Pogradec

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip "Renault". Policia bën me dije se ...

19:36

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI