Flash

Akullnajat po shkrijnë, Groenlanda fiton një hapësirë sa Shqipëria

Lapsi.al 13 February 2024
Akullnajat po shkrijnë, Groenlanda fiton një hapësirë sa

Zona të rëndësishme të shtresës së akullit të shkrirë të Groenlandës po prodhojnë tashmë bimësi. Ekspertët thonë se kjo rrezikon të rritë emetimet e gazeve serrë, të rritë nivelin e detit dhe të bëtë të paqëndrueshëm terrenin. Një studim ka analizuar ndryshimin që nga vitet 1980 dhe tregon se zona të mëdha akulli janë zëvendësuar me shkëmbinj djerrë, ligatina dhe shkurre duke krijuar një ndryshim të mjedisit.

Analiza e të dhënave satelitore ka treguar se gjatë 3 dekadave të fundit janë shkrirë rreth 11 milje milje katrore të shtresës së akullit dhe akullnajave të Groenlandës, një zonë e barabartë me madhësinë e Shqipërisë dhe që nënkupton 1.6% të mbulesës totale të akullit. Teksa akulli është duke u tërhequr, sipërfaqja e tokës me bimësi është rritur me 33 774 milje katrore, më shumë se dyfishi i sipërfaqes kur filloi studimi.

Person viewing vegetation next to Greenland ice sheet

Gjetjet tregojnë një pothuajse 4-fishim të ligatinave në të gjithë Groenlandën, të cilat janë burim i emetimeve të metanit. Rritja më e madhe e vegjetacionit të dendur ligatinor ka ndodhur në afërsi të Kangerlussuaq në jug-perëndim dhe në disa zona të izoluara në veri-lindje.

Shkencëtarët thonë se temperaturat e ngrohta të ajrit po bëjnë që akulli të tërhiqet dhe që nga vitet 1970 rajoni është ngrohur me dyfishin e normës mesatare globale. Në Grenlandë, temperaturat mesatare vjetore të ajrit nga 2007 në 2012 ishin 3C më të ngrohta se mesatarja e periudhës 1979 - 2000. Sipas gjetjeve, ka shenja se rritja e vegjetacionit po çon në humbje të mëtejshme të akullit.

Arctic political map

Jonathan Carrivick, një shkencëtar i Tokës në Universitetin e Leeds dhe një bashkautor i studimit të botuar në revistën Scientific Reports, tha: “Ne kemi parë shenja se humbja e akullit po shkakton reagime të tjera që do të rezultojnë në humbje të mëtejshme të akullit dhe në “gjelbërim” të Groenlandës. Në vend të akujve kemi shkëmbinj të zhveshur që më pas kolonizohet nga tundra dhe në fund nga shkurre. Në të njëjtën kohë, uji që del nga shkrirja e akullit po lëviz sedimentin dhe baltën dhe kjo formon ligatinat dhe rrafshnaltat”.

Ndërsa Dr. Michael Grimes, autori kryesor i raportit, tha: “Zgjerimi i bimësisë që ndodh së bashku me tërheqjen e akullnajave dhe shtresës së akullit, po ndryshon ndjeshëm rrjedhën e sedimenteve dhe lëndëve ushqyese në ujërat bregdetare. Këto ndryshime janë kritike, veçanërisht për popullatat indigjene, praktikat tradicionale të gjuetisë të cilat mbështeten në stabilitetin e këtyre ekosistemeve delikate. Për më tepër, humbja e masës së akullit në Groenlandë është një kontribues thelbësor në ngritjen e nivelit global të detit, një prirje që paraqet sfida të rëndësishme si tani ashtu edhe në të ardhmen”. © The Guardian, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI