Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Varësia nga rrjetet sociale, sociologët: Emergjencë, po rrit vetminë dhe vetëvrasjet

Lapsi.al 12 February 2024
Varësia nga rrjetet sociale, sociologët: Emergjencë, po rrit

Varësia nga përdorimi i rrjeteve sociale po kthehet sipas të gjitha vlerësimeve studimore një emergjencë. Sociologët thonë se përdorimi për një kohë të gjatë në kuptimin e kohës së shpenzuar, por edhe viteve ka bërë që varësia nga këto platforma të jetë më e shprehur dhe e vërtet, duke na bërë të përballemi me disa pasoja.

Pasojat janë nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, koha që kalojmë me njerëzit, më tepër se ata që kemi në shtëpi, po krijohet një distancë midis njerëzve. Për ekspertët, jeta virtuale po çon edhe në rritje të fenomeneve negative, në disa raste duke vënë në rrezik dhe jetën.

“Nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, të ndjerit keq kur nuk jemi pranë këtyre rrjeteve. Koha më e gjatë që kalojmë me njerëzit që janë në platforma sesa me njerëzit që ndajmë të përditshmen tonë. Ka njerëz që me lehtësinë më të madhe e kërcënojnë shëndetin emocional dhe psikologjik të tyre. Ka njerëz që për shkak të brishtësisë, i përjetojnë me shumë intensitet sesa kanë disa mesazhe që vijnë nga bota virtuale dhe shkojnë deri në dëshpërim të plotë dhe pse jo deri në vetëflijim”, tha Sociologia Entela Binjaku.

Këto platforma janë kthyer në një rrezik edhe për fëmijët dhe adoleshentët. Sipas studimeve përdorimi i këtyre rrjeteve nga fëmijët dhe adoleshentët ka demonstruar disa fenomene si: vetëvrasjet, varësia nga lojërat, varësia nga lojërat e bixhozit, bullizmi, izolimi, pedofilia, depresioni deri edhe konvulsionet./Euronews

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI