Flash

Transparenca e bashkive ndaj publikut: 71% e tyre në nivele mesatare ose të ulët

Lapsi.al 12 February 2024
Transparenca e bashkive ndaj publikut: 71% e tyre në nivele mesatare ose

Numri i bashkive dhe qarqeve që kanë bërë një përpjekje për të përmirësuar transparencën ka ardhur në rritje por akoma shumica mbetet në nivele mesatare, të ulëta ose shumë të ulëta. Indeksi i Transparencës Pro Aktive që publikohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka dalë në përfundimin se për vitin 2023 janë të paktën 29 për qind e njësive të vetëqeverisjes vendore që kanë transparencë proaktive të lartë.

“Në përfundim të monitorimit të transparencës proaktive vërejmë se 21 njësi të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive të lartë dhe në semafor janë shënuar me dritë të gjelbër, ndërsa 43 institucione të njësive të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive mesatare dhe në semafor janë shënuar me dritë të bardhë; 6 njësi të vetëqeverisjes vendore janë renditur me transparencë proaktive të ulët dhe në semafor janë shënuar me dritë të verdhë; vetëm 3 njësi të vetëqeverisjes vendore janë klasifikuar me transparencë proaktive shumë të ulët dhe në semafor shënohen me dritë të kuqe. Në krahasim me gjetjet e vitit të kaluar, kemi konstatuar rritje të transparencës tek njësitë e vetëqeverisjes vendore me semafor të gjelbër nga 21 % në vitin e kaluar në 29 % për këtë vit çka shënon dhe përmirësimin më të dukshëm të bërë nga të gjithë vitet e kaluara, në transparencën proaktive të autoriteteve publike të njësive të vetëqeverisjes vendore”, thuhet në publikimin e Komisionerit.

Por cilët janë në fakt elementët që merren parasysh gjatë monitorimit dhe që ndërtojë këtë indeks për njësitë vendore?

Janë të paktën dhjetë tregues që vlerësohen duke nisur nga programi i transparencës që duhet të ketë çdo Bashki për të shkuar më pas tek vendimet e Këshillit Bashkiak, jetëshkrimi i titullarit institucionit apo kryebashkiakut, struktura apo organika e institucionit, raporte të auditit, parashikimi i prokurimeve dhe programi buxhetor afatmesëm. Koordinatori për të drejtën e informimit, regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, legjislacioni dhe në fund koordinatori për konsultimet me publikun. Secili prej këtyre treguesve kur është i plotësuar vlerësohet me 1 pikë, i realizuar pjesërisht me 0.5 pikë dhe kur nuk ekziston me zero pikë./ Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI