Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Si e fshehën TV kombëtare lajmin e bashkimit të PD në seli

Lapsi.al 12 February 2024
Si e fshehën TV kombëtare lajmin e bashkimit të PD në seli
Nëse mediat shqiptare në mënyrë këmbëngulëse nuk humbasin rast pa paqyruar sherret brenda opozitës dhe përçarjen e grupeve mes saj, duket sikur ato pezmatohen kur kjo telenovelë rrezikon të shuhet. Për pjesën më të madhe të tyre lajmi i bashkimit të deputetëve demokratë dhe kthimi i një grupi të tyre për herë të parë pas dy vitesh në seli, është përcjellë me indiferencë. Lapsi.al ka vëzhguar me kuriozitet renditjen e kësaj ngjarjeje në lajmet e drekës të dy televizioneve më të rëndësishëm të vendit. Ai rradhitej si lajm i shtatë apo i tetë. Në Top Chanel që i fillon lajmet në ora 15 00, për "Bashkimin..." u fol vetëm pas orës 15 15.

I njëjti skenar me përpikmëri u përsërit edhe në TV Klan. Nëse lajmet fillojnë në 15 30, kjo ngjarje u pasqyrua në 15 43. Më e bukura ishte se ndonëse kjo gjë ndodhte për herë të parë pas dy vitesh para këtij lajmi ishin kronikat për "Rienergjizimin e PS" që ishte jehonë e një asambleje pa kuriozitet që për më tepër u zhvillua një ditë më përpara.  Me sa duket regjimit nuk i ka pëlqyer fare kjo ndodhi përderisa fytyrat vizive të tij u munduan ta fshehin. ©Lapsi.al     Të pranishëm në mbledhje: 1. Gazment Bardhi; ✅ 2. Jorida Tabaku mungon per arsye shendetesore 3. Dhurata Çupi; - ✅ 4. Saimir Korreshi; france 5. Dashnor Sula;  Itali 6. Lefter Geshtenja ✅ 7. Zheni Gjergji; ✅ 8. Qani Xhafa; ✅ 9. Helidon Bushati; ✅ 10. Ramadan Likaj; ✅ 11. Xhelal Mziut; ✅ 12. Flamur Hoxha; mungon 13. Bledion Nallbati; ✅ 14. Agron Gjekmarkaj;✅ 15. Ferdinand Xhaferaj; mungon 16. Ervin Salianji;✅ 17. Ilda Dhori; mungon 18. Petrit Doda ✅ 19. Emilja Koliqi mungon 20. Fatmir Mediu (PR); 21. Agron Duka (PAA); 22. Vangjel Dule (PBDNJ); 23. Dashamir Shehi (LZHK); 24. Greta Bardeli; ✅ 25. Ina Zhupa; ✅ 26. Isuf Çela;✅ 27. Asllan Dogjani;✅ 28. Bujar Leskaj;✅ 29. Edi Paloka;✅ 30. Kastriot Piroli; mungon - rast vdekje 31. Lindita Metaliaj; ✅ 32. Ludovik Hasanaj;✅ 33. Sorina Koti;✅ 34. Tomorr Alizoti;✅ 35. Edmond Spaho; mungon per arsye shendetesore 36. Albana Vokshi;✅ 37. Flamur Noka;✅ 38. Oerd Bylykbashi;✅ 39. Luan Baçi;✅ 40. Tritan Shehu;✅ 41. Sali Berisha; 42. Kasem Mahmutaj;✅ 43. Elda Hoti.✅

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI