Flash

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 12 February 2024
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Zonat veriore dhe qendrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta dhe pikave të shiut do të paraqiten zonat jugore.

Në majat e maleve do të ketë momente me flokë dëbore. Orët e pasdites vonë do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites në republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat do të vijojnë në zonat veri-veriperëndimore duke rrezikuar momente me rrebeshe të izoluara shiu, situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku pritet përmirësim i dukshme i kushteve meteorologjike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajror do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C.  Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi permanent.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Kjo do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar, por orët e pasdites do të sjellë dobësim të ndjeshëm të vranësirave në pjesën më të madhe të MV duke lënë me vranësira të dendura vetëm zonat veriore dhe veriperëndimore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu e dëbore. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Gadishulli Skandinav dhe Europa lindore do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të mbeten gadishulli Iberik, Europa qendrore dhe pjesa më e madhe rajonit të Ballkanit, ku do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si edhe stuhi ere. Ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqitet Britania e madhe ku kthjellimet do të jenë dominante.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI