Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Masakër në Greqi, një burrë i armatosur vret 4 persona në kompaninë ku e pushuan nga puna

Lapsi.al 12 February 2024
Masakër në Greqi, një burrë i armatosur vret 4 persona

Katër të vdekur, përfshirë edhe autorin, janë fundi tragjik i masakrës që ndodhi paraditen e sotme në një kompani transporti në Greqi.

Një 75-vjeçai me origjinë greko-egjiptiane hyri në ndërtesë dhe vrau pronaren e kompanisë Maria Karnesi, bashkëpronarin dhe menaxherin dhe një punonjës të kompanisë.

75-vjeçari, me emrin El Burai (kolegët e thërrisnin Ari) ishte pushuar nga puna (ai punonte si roje në shtëpinë e pronarit) dhe informacionet thonë se sulmin e kishte planifikuar shumë kohë më parë, me synimin për t’u hakmarrë ndaj atyre që e hoqën nga puna.

Pronarja e kompanisë është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa dy viktimat e tjera janë qëlluar në trup.

Kështu, mëngjesin e së hënës autori ka mbërritur me makinën e tij jashtë ndërmarrjes, ka parkuar dhe ka hyrë në zyra me armë. Policët gjetën në makinën e tij një revole të fshehur.

Me të hyrë brenda, ai iu drejtua punëtorëve duke bërtitur: “Kam ardhur të zgjidh problemin, kam ardhur të sqarohem”.

Punonjës të frikësuar të kompanisë informuan policinë për ngjarjen, si dhe fqinjët që dëgjuan të shtënat.

Sulmuesi ka përfituar nga fakti se e njihte mirë ndërtesën, ka hyrë nga bodrumi i biznesit, fillimisht ka shkuar në katin e ndërmjetëm, ka nisur të qëllojë mbi gjithçka, duke lënë pas tre të vdekur, para se të vetëvritej.

Policia gjeti edhe dy gra, të cilat ishin fshehur dhe mbyllur në një tualet. Ato i kanë nxjerrë dhe me autoambulancë u kanë shkuar për ndihmën e parë.

Sipas informacioneve, ato nuk kanë pësuar lëndime, megjithatë do t’u duhet patjetër t’i nënshtrohen analizave dhe të kenë mbështetje psikologjike.

Përveç oficerëve të sigurisë, në godinë ka shkuar edhe një mjek mjeko-ligjor, për të kontrolluar trupat dhe për të nisur procesin e hartimit të procesverbalit të autopsisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI