Flash

Iu bashkua Berishës, Bardhi: Desha një kryetar të ri, por dështova

Lapsi.al 12 February 2024
Iu bashkua Berishës, Bardhi: Desha një kryetar të ri, por

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur mbrëmjen e sotme në një intervistë televizive në lidhje me bashkimin me Berishën. Bardhi tha se sipas tij, Lulzim Basha nuk është qartësisht i pozicionuar në opozitë.

“Lulzim Basha nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë, ndërkohë që duhet të ishte krah çdo demokrati, opozitar në betejë kundër Edi Ramës. Rrugët tona ndahen në këtë pikë. Unë kam kundërshtar Edi Ramën. Kjo është e vetmja studio ku diskutohet për bashkimin e opozitës, ky është lajm i keq për Edi Ramën” - tha Bardhi në një intervistë për emisionin “5 pyetje” nga Babaramo.

Zgjedhja për t’iu bashkuar Berishës sipas Bardhit ka ardhur pasi bëri një betejë për lidership të ri, por dështoi. Në këto kushte ai thotë se i është bashkuar shumicës duke humbur betejën që kishte.

“Kemi 5 muaj që themi se do të ndodhë së shpejti bashkimi i grupit të PD-së. Unë e kam thënë që nuk e kam asnjë kompleks që të bëj mbledhjet e grupit në selinë e PD-së. Një lidership i ri do ishte zgjidhja optimale për PD. Mirëpo kjo është çështje e asaj si unë e shikoj dhe gjykoj situatën. Për fat të keq mendimin tim nuk e ndan shumica e anëtarëve të partisë.

Pyetjet për Uashingtonin u ngritën mbi bazë të teorive që nuk qëndrojnë... Nëse shumica e anëtarëve do ndanin të njëjtin qëndrim si unë do ishte ajo zgjidhja që do përqafohej nga partia. E vetmja zgjidhje që mbetet po do duhet të respektohet vullneti apo dëshira e shumicës së anëtarëve. Pra ne nuk duhet të mbetemi peng, kemi humbur shumë kohë nga ky debat.

Kemi humbur dhe lidhjen me qytetarët. Duke ruajtur qëndrime e ndryshme që kemi të bëhemi të gjithë bashkë dhe të përpiqemi të ngremë atë frymë të nevojshme së pari për strukturat e partisë por edhe nevojës së qytetarëve. Nëse do vazhdonte ky debat për një zgjidhje siç e mendoja unë ne do shkonim në zgjedhjet e ardhshme të përçarë”, - tha Bardhi.

Ai është pyetur për takimin në Departamentin Amerikan të Shtetit me Gabriel Escobar si dhe nëse njeh Berishën kryetar të PD-së.

“Po, njoh vullnetin e anëtarëve të partisë. Gjithmonë i jam referuar pjesëve brenda PD. Unë nuk i quaj si jashtë PD i quaj si pjesë të PD. Unë e lidh PD me anëtarët e partisë me vullnetin e anëtarëve të partisë. Nuk konsideroj normale dhe anormale faktin që është bashkuar PD-në.

Anormale ka qenë situata ku kemi qenë të përfshirë në dy vite. Sa i takon pozicionit që kam unë, është ai i kryetarit të grupit parlamentar të PD. Jam zgjedhur me vullnetin e shumicës dërrmuese të kolegëve brenda grupit parlamentar dhe betejat e mia dhe çdo vendimmarrje që marr brenda PD nuk e kam lidhur kurrë me titujt personalë. Detyrën që kam pasur e kam konsideruar si përgjegjësi.

Unë jam në PD. Isha në mbledhjen e këshillit kombëtar sepse njoh vullnetin e anëtarëve. Në PD duhet të kishim një zgjidhje tjetër, ky ka qenë qëllimi im. Nuk e kam fituar atë betejë. Por në këtë moment qëndrimi im është pakicë. Pasi kam bërë betejë, që të ketë një lidership të ri në PD. Nuk ia dola në atë betejë... por nuk ka më kohë për ta vazhduar atë betejë.

Kam dështuar në përpjekjet e mia. Nuk jam te politikanët ku humbjet i shohin si fitore e pranoj realitetin politik sepse ndryshe do isha i pavërtetë. Jam me këmbë në tokë bëj beteja për gjëra që i besoj kur shikoj që nuk arrihet objektivi nuk jam i marrë t’i bie murit me kokë” – tha Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI