Flash

Rrëshqitje e Taulant Ballës, rikthen tek "inceneratori" njeriun e dy Klodëve

Lapsi.al 12 February 2024
Rrëshqitje e Taulant Ballës, rikthen tek "inceneratori"

Kur ke thënë "incenerator" në rrethin e ngushtë të kupolës së socialistëve zëre se ke thënë "burg". Prandaj kush ka të bëjë, qoftë edhe kalimthi me këtë punë e mat mirë... firmën. Siç ka bërë sot Taulant Balla që ka marrë dy vendime njëri pas tjetrit për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

Shkak është bërë e kaluara e drejtorit të parë, Ferdinand Tarazhi. Nuk dihet se kush ia rekomandoi Taulant Ballës emrin e Tarazhit, por pasi mori vendimin e pa veten të implikuar në aferën më të madhe të korrupsionit të këtyre 30 viteve të fundit, atë të inceneratorëve.

Sepse Ferdinand Tarazhi kishte punuar më parë si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, që është kompania që menaxhoi para sekuestrimit inceneratorin e Tiranës.

Pra, Tarazhi ishte drejtor i inceneratorit para sekuestrimit të urdhëruar nga SPAK. Pas sekuestrimit, Taulant Balla e emëroi si drejtor të Agjencisë që menaxhon inceneratorin. Nga selia e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk la t'i ikte ky rast dhe denoncoi menjëherë në konferencë.

"Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave" u shpreh Këlliçi.

Sipas Këlliçit, pas këtij vendimi qëndron Erjon Veliaj, që siç u shpreh ai "nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij".

Vendimin e Ballës, Këlliçi e interpretoi edhe si konfirmim të rrëfimit të Arben Ahmetajt që tha se Veliaj ishte pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe ishte një mënyrë me të cilën kryebashkiaku do të vazhdonte të "siguronte transferimin e parave i pashqetësuar".

Duket se Balla nuk e kishte llogaritur se do të bëhej pjesë e aferës së inceneratorëve, një çështje që ka ngrënë "kokat" e një ish-zv.kryeministri, një ministri, një deputeti dhe nuk dihet se ku do të përfundojë. Me urgjëncë ka shpërndarë lajmin se kishte bërë një emërim tjetër, duke u distancuar nga emri i parë.

"Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, z. Idriz Haxhiaj. Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së. Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil” thuhet në njoftimin e dytë që e ka eleminuar emrin e Tarazhit.

Reagimi i shpejtë i Ballës për një "patate të nxehtë" si ajo e inceneratorëve dëshmon se benefitet e pushtetit në Partinë Socialiste janë përmbysur. Tani, sa më pranë Ramës të jesh, aq më i kujdesshëm duhet të tregohesh pasi mund të përfundosh si mish për top në gojën e SPAK-ut, duke i dhuruar kryeministrit një shans tjetër për t'u mburrur mbi arritjet e reformës në drejtësi./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI