Flash

Detajet/ Pse e fshikulloi Rama ish ministren Olta Xhaçka

Lapsi.al 12 February 2024
Detajet/ Pse e fshikulloi Rama ish ministren Olta Xhaçka

Edi Rama ka kaluar në një fazë tjetër. Ai as që e imagjinon që dikush nga të tijët ta kritikojë apo ta godasë publikisht, por tregohet i ashpër edhe me ata që qëndrojnë neutralë apo pasivë. Këtë ka pasur rastin ta provojë mbi shpinë ish ministrja e jashtme Olta Xhaçka. Ajo u kthye në target të shefit të rilindjes gjatë asamblesë së fundit socialiste. Kryeministri e fshikulloi atë për pasivitet në faqen e saj të Facebook. “Që kur ka ikur nga qeveria, ka harrur të futet edhe në Facebook”-tha Rama në sy të të gjithë asambleistëve. menjëherë pas kësaj deklarate, Lapsi.al e hapi profilin e ish shefes së diplomacisë. Statistikat e kryeministrit që i mat postimet vartësve ishin të sakta. Ashtu sikurse shihet në faqen e Xhaçkës që nga dita që u shkarkua ajo ka shumë pak aktivitet në rrjetin social. Në 12 shtator ajo ka botuar një foto me pasardhësin e saj Igli Hasani i cili i dha fund drejtimit 3 vjeçar të ministrisë së jashtme duke i uruar atij postin e ri dhe duke falanderuar Edi Ramën për mundësinë që i dha.

LEXO ME TEJ:

Rama helm me Xhaçkën në mbledhjen e asamblesë 

Që nga ajo ditë, tashmë deputetja Xhaçka. ka bërë vetëm 4 postime, dy politike dhe dy jo të tilla, njërin për një panair produktesh ne Kolonjë dhe një tjetër me 7 foto po nga Kolonja.

 

Për mënyrën se si e organizon punën një parti e mbështetur te vitrina dhe fasada, e cila do ti mbivendosë mediave tradicionale komunikimin përmes rrjeteve sociale Olta Xhaçka është treguar vërtetë shumë përtace. Edi Rama e ka shpallur prej vitesh filozofinë e tij për ti kundërvënë kazanëve mediatikë propagandën që shpërndahet nga zyrat e rilindjes. Sot në çdo institucion shtetëror në shqipëri, gjenden 4-5 kordinatorë që i kërkojnë punonjësve të administratës poblike shpërndarjen dhe pëlqimin për statuste e kryeministrit apo për videot e tij, të Erion Veliajt apo Belinda Ballukut.

Por në këtë pikë kur partiakëve të thjeshtë u kërkohen angazhimi në Facebook, për kryeministrin është e pafalshme që deputetët, që duhet të jenë "të fundit në privilegje dhe të parët në sakrifica", të mos jenë aktivë. Prandaj Rama mori si shembull deputeten Xhaçka, që që kur u shkarkua është treguar indiferente. Pozita e Olta Xhaçkës u përkeqësuar që kur ajo u akuzua se në konfikt interesi kishte favorizuar si anëtare e kabinetit qeveritar, për ti dhënë Bashkëshortit të saj privilegjin e investirorit stratetegjik.

Ministrja Olta Xhaçka mbron mandatin përmes vonesave të kolegëve socialistë 

Kompania e Artan Gaçit, ish-deputet i Partisë Socialiste, mori në mars të vitit 2021 statusin ‘investitor strategjik' për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 dhomash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Në korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ia kaloi përfitimet e statusit, kompanisë “AGTCC Hotel Managment”  pas një marrëveshje me kompaninë e Gaçit dhe në mars 2022 vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit. Si investitorë strategjikë bashkëshortët Xhaçka- Gaçi përfitonin reduktim të TVSH-së,  procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore.

Ndonëse në fillim Rama u duk sikur e mbrojti nga sulmet, duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor dhe duke ndikuar ne Gjykatën Kushtetuese që shqyrtoi mandatin e saj, në këmbim të shërbimeve për të goditur ambasadoren Yuri Kim dhe për të mbrojtur arrestimin e Belerit. kur ky i fundit bëri një denoncim në SPAK, gjëndja u rëndua.

Xhaçka u bë një nga gjashtë gratë ministre që u detyruan të lënë vendet në fillim të shtatorit bashkë me ish ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila u përfshi në skandalin e abuzimeve me fondet e BE.

Ndryshimet në qeveri/ Cilat janë kokat e ministreve që “preu” Rama

Me sa duket ndërprerja e karierës tre vjeçare në krye të diplomacisë, pasi udhëhoqi ër një kohë të gjatë ministrine Mbrojtjes, nuk i ka pëlqyer Olta Xhaçkës. Dhe ajo e shprehu pakënaqësinë me formën në të fortë që mund ti lejohet një rilindasi: duke qenë pasive. Por edhe për këtë u fshikullua nga Rama. 

Dhe kulmi i historisë është se pasi kryeministri e vuri në shënjestër, sot Xhaçka u rishfaq me një postim në Facebook pas plot 20 ditësh. Ende mbetet e paqartë nëse statusi i fundit ishte në kthim në resht, apo një ironi indirekte me kryeministrin që është bërë si llogaritar statusesh.

 

©Lapsi.al

 

 

   

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI