Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Athina në protestë kundër ligjit që lejon martesat mes personave me të njëjtën gjini

Lapsi.al 12 February 2024
Athina në protestë kundër ligjit që lejon martesat mes

Pas një mitingu të ngjashëm në 21 janar, qindra protestues u mblodhën përsëri pasditen e së dielës në qendër të Athinës për të protestuar ndaj projektligjit që qeveria greke do të sjellë në parlament këtë javë për legalizimin e martesave të personave të të njëjtit seks si dhe birësimin e fëmijëve prej tyre.

Ishin rreth 4000 pjesëmarrës, kryesisht anëtarë të grupeve fetare ortodokse, duke mbajtur në duar simbole kishtare që kanë hedhur parrulla duke thirrur “Larg duart nga fëmijët”,ndërsa kanë mbështetur tubimin anëtarë të partisë së ekstremit të djathtë Niki, bashkë me liderin e tyre Dimitris Natsios.

“A është e mundur t’i lejojmë ata të birësojnë fëmijë? Me çfarë modeli? Kujt do t’i referoheshin si “mama” apo “baba”? Një fëmijë ka nevojë për një model, një “mami” dhe “baba”. Po kjo si do të shkojë?”– tha Efrosyini, pensioniste.

Pasi ka shprehur qëndrimin e kundërt të saj , Kisha Greke ka deklaruar se ky projektligj “dënon” fëmijët e birësuar nga personat e së njëjtës gjini të rriten në një “mjedis konfuz”.

“Homoseksualiteti është një mëkat. Kisha i do homoseksualët, sepse Kisha shpreh dashurinë, por nuk pëlqen që të jetë homoseksualiteti si një flamur. Që ata të shkojnë në parada duke thënë “Jam krenar që jam homoseksual, jam krenare që jam lezbike”. Zoti nuk e do këtë, homoseksualiteti është mëkat“- u shpreh Konstantinos Grivas, pensionist, ish-bankier.

Kryeministri Mitsotakis, shprehet i vendosur për projektligjin, megjithëse ka shumë anëtarë të partisë së tij konservatore dhe deputetë që e kundërshtojnë dhe do abstenojnë. Por vlerësohet se ligji do të kalojë me mbështetjen e partisë kryesore opozitare Syriza, kreu i së cilës Stefanos Kasselakis është homoseksual, si dhe disa prej deputetëve të partive të tjera opozitare.

Gjithsesi, për liderin konservator, birësimi i fëmijëve nga çiftet homoseksuale me anë të nënave surrogate është i papranueshëm dhe ky është edhe mendimi i shumicës se grekëve të pyetur në sondazhet e fundit, që nga ana tjetër mbështesin martesat e të njëjtit seks.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI