Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Altin Çoku për vetëvrasjen e 27-vjeçares: Nuk bëj burg se jam budalla me letra

Lapsi.al 12 February 2024
Altin Çoku për vetëvrasjen e 27-vjeçares: Nuk bëj

Altin Çoku, 39-vjeçari i arrestuar këtë të hënë i akuzuar se kishte shtyrë drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, nënë e një fëmije të mitur. Çoku i kishte shpërndarë asaj një fotografi intime që dyshohet se ishte bërë në një hotel. 27-vjeçarja po kalonte një moment të vështirë pasi ishte ndarë nga bashkëshorti dhe ishte punësuar si pastruese.

Ka qenë vetë Çoku që e kishte pranuar se foto kishte dalë nga telefoni i tij, por ishte munduar të shfajësohet duke thënë në një video “live” në Tik-Tok se fotografinë ia kishte marrë një shok nga celulari në momentin që ky ishte larguar nga tavolina për të shkuar në tualet.

“Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten. Që tani... a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod.

Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku...

Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër by*ha me bo foto. Nuk është t’u më rrujt k**i për të” – thotë Çoku.

Por së fundmi, një tjetër video e tij është përhapur në rrjetet sociale. Pasi e kanë vënë në vështirësi teksa i kanë përmendur se mund të përfundojë në burg, ai ka thënë se është “budalla” me letra.

“Kam letrat si i sëmurë mendor. Kam dokumentat o shok, unë jam budall, maksimumi 3 ditë burg bëj se kam letrat si i sëmurë mendor”, - dëgjohet t’u thotë ai ndjekësve të tij Altin Çoku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI