Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

A e njeh Berishën kryetar të PD? Si përgjigjet Gaz Bardhi

Lapsi.al 12 February 2024
A e njeh Berishën kryetar të PD? Si përgjigjet Gaz Bardhi

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Gazment Bardhi është pyetur nëse e njeh apo jo Berishën si kryetar. Për të dytën herë radhazi, Bardhi iu shmang pyetjes, duke u përgjigjur: “Unë njoh vetëm vullnetin e demokratëve”.

Pas dy vitesh ndarje, grupi parlamentar demokrat u mblodh në selinë qendrore të PD nën kryesimin e Gazmend Bardhit, i cili njoftoi bashkimin përmes një deklarate për shtyp.

Bardhi vuri theksin tek procesi i bashkimit, si rruga e vetme për një mendje racionale, duke lënë pas të shkuarën e hidhur të PD-së. Ai tha se sot demokratët bëhen bashkë për të dalë në terren, për tu kthyen nesër në forcë udhëheqëse në qeveri. Ai nënvizoi disa linja ku duhet të ecë PD, duke nënvizuar orientimin pro amerikan dhe pro europian dhe rrugëtimin që duhet të bëjnë bashkë demokratët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI