Flash

Vuçiç: Kurti e urren OKB-në, e ka mendjen vetëm tek NATO

Lapsi.al 11 February 2024
Vuçiç: Kurti e urren OKB-në, e ka mendjen vetëm tek NATO

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka bërë akuza të shumta ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në një intervistë për blogun e gazetares Ksenija Pavlovic McAteer gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku mori pjesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e ndalimit të dinarit. Pyetjes nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së e kishte mbështetur Serbinë, Vuçiç iu përgjigj.

"Epo, nuk mund ta them këtë saktësisht. Por ajo që mund të konfirmoj, pa dyshim, është se të paktën 15 nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së vunë re se vendimet e njëanshme të [Kurtit], veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe të marra nga autoritetet e Prishtinës, nuk ishin të mirëpritura, nuk ishin të mira dhe jo të favorshme për qetësinë dhe stabilitetin e rajonit” –thotë Vuçiç.

Ai theksoi se pavarësisht mosmarrëveshjeve thelbësore midis vendeve anëtare, një pakënaqësi në lidhje me veprimet e Kurtit ishte e dukshme mes përfaqësuesve të SHBA-së, Francës, Kinës, Rusisë dhe më gjerë.

“Ishte e qartë që vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk ishin aspak të kënaqura me veprimet e Kurtit, sepse ky nuk është një hap i de-përshkallëzimit. Është krejt e kundërta” – tha ai. Vuçiç foli sërish për “persekutim të popullit serb në Kosovë dhe krijimin e kushteve të padurueshme të jetesës për serbët atje”. Ai nënvizoi rëndësinë e të pasurit një shans për t'iu drejtuar shteteve anëtare dhe për të "shpjeguar disa çështje".

I pyetur për akuzën e Kurtit se Serbia transporton thasë me para në veri të Kosovës për të financuar aktivitete të ndryshme kriminale, Vuçiç dha këtë përgjigje.

“Por më pas ne u thamë se kjo është bërë nga një kompani e autorizuar dhe e specializuar britanike. Njerëzit [në dhomë] u mahnitën kur e mësuan këtë. Ata nuk mund ta besonin në momentin e parë kur përmenda emrin e kompanisë, që është Henderson. Ata e dinin që unë po thoja të vërtetën. Dhe e patë që Kurti mbeti pa fjalë pasi nuk e përmendi”, - theksoi ai.

Vuçiq tha se “ka shumë trillime dhe shumë gënjeshtra kundër interesave të Serbisë në mediat mbarëbotërore”. Presidenti serb theksoi se përfaqësuesja e OKB-së për Kosovën, Caroline Ziadeh kishte një raport bindës që nuk i pëlqeu Kurtit.

“Mund të them se deklarata e Caroline Ziadeh ishte relativisht e ashpër, por e vërtetë. Ajo është shumë shqetësuese dhe e shqetësuar për situatën në Kosovë. Ajo nuk mund ta fshihte. Ajo nuk donte ta fshihte. Dhe sigurisht që kjo nuk i pëlqeu Kurtit. Ai nuk donte t'i referohej fare asaj sepse Kurti e urren praninë e Kombeve të Bashkuara atje. Ai në fakt e urren Kombet e Bashkuara si institucion, si organizatë.

Ai insistonte vetëm NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Përpjekje për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t'i mashtrojë përsëri. Por unë besoj se SHBA-të nuk do ta gëlltisin edhe këtë herë dhe do të vazhdojnë presionin e tyre të justifikuar ndaj tij për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në terren” – tha Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI