Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Skënderbeu – Kukësi/ 2 futbollistë përfundojnë në spital për shkak të të ftohtit

Lapsi.al 11 February 2024
Skënderbeu – Kukësi/ 2 futbollistë përfundojnë

Skënderbeu fitoi 1-0 ndeshjen ndaj Kukësit pasditen e kësaj të diele në ndeshjen e luajtur në Korçë. Megjithatë për korçarët jo çdo gjë shkoi në mënyrë perfekte. Sipas raportimeve të fundit, futbollisti i Skënderbeut, Randy Dwumfour është transportuar drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor nga i ftohti.

Reshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti nga Gana të lërë fushën, 2 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak se nuk ka mundur dot të luajë. Mësohet se shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është bërë hipotermia. Të njëjtin problem mësohet se ka pasur edhe një futbollist i Kukësit, Kleandro Lleshi, i cili është marrë nga familjarët për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Edhe ai e la lojën 2 minuta para përfundimit për shkak të gjendjes së rënduar. Hipotermia ndodh kur trupi humbet ngrohjen më shpejt sesa prodhon. Shkaqet më të zakonshme të hipotermisë janë ekspozimi ndaj kushteve të motit ose ujit të ftohtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI