Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Dyshimet/ Vrasēs me pagesë për atentatin ndaj Ardian Gjeloshit

Lapsi.al 11 February 2024
Dyshimet/ Vrasēs me pagesë për atentatin ndaj Ardian Gjeloshit

Atentati ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi në Kurbin ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe vdiq punonjësi i tij Selman Mihana, dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. 3 janë pistat ku po hetohet, e më kryesorja mbetet një masakër e vitit 2002 ku mbeti e vrarë një infermiere e u plagosën 3 të tjerë. Disa persona janë shoqëruar por për asnjërin nuk ka ndalim, teksa autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë pas.

Atentati me një viktimë e një të plagosur të shtunën në Gurëz të Kurbinit dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Ky është dyshimi i arsyeshëm që ka grupi hetimor që po heton ngjarjen, në përbërje të të cilit ka ekspertë të krimit nga Policia e Shtetit.

Mbi 10 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, për plagosjen e biznesmenit të inerteve Ardian Gjeloshi dhe vrasjen e punonjësit të tij Selman Mihana, ndërsa pavarësisht dyshimeve që mund të ngrihen asnjë person nuk është ndaluar deri tani. Pamjet nga kamerat e sigurisë që ende po vëzhgohen tregojnë se kanë qenë dy persona të veshur me të zeza që kanë hyrë në ambientet e biznesit duke kapërcyer rrethimin dhe kanë hapur zjarr menjëherë në drejtim të viktimës dhe të plagosurit. Nuk përjashtohet mundësia që ata para, gjatë dhe pas krimit të jenë ndihmuar nga persona të tjerë teksa janë larguar në drejtim të zonës së Fushë-Kuqes, për të humbur gjurmët.

20- gëzhoja u zbrazën nga kallashnikovi, dy prej të cilave kapën shënjestrën duke e lënë të plagosur, ndërsa I morën jetën punonjësit të tij. Tri janë pistat ku po heton prokuroria që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin janë konfliktet për shkak të biznesit, hakmarrjen për shkak të një krimi të rëndë në vitin 2002 dhe një ngjarje të disa kohëve më parë ku i biri i Ardian Gjeloshit mbeti I plagosur.

Lidhur me pistën e parë, konflikti erdhi me anëtarët e një fisi nga zona e Pllanës për çështje biznesi.

Ndërkohë që dyshimet kryesore mbeten tek ngjarja e vitit 2002 ku autor i dyshuar ishte Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardian Gjeloshit, i cili në atë kohë kishte mosmarrëveshje me oficerin e policisë Kastriot Prengaj.

Autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengën, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSH Kastriot Prenga si dhe Gjergj e Vitore Prenga.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimit anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore me qarkullimin ciklonar...

16:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI