Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Borë, rrebeshe dhe stuhi/ Java e ardhshme do jetë "luftë" e vërtetë

Lapsi.al 11 February 2024
Borë, rrebeshe dhe stuhi/ Java e ardhshme do jetë

Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimit anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore me qarkullimin ciklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta jugperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e Hënë moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët përgjatë maleve në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.

Ditën e Martë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në lindje të vendit. Ditën e Mërkurë, të Enjte dhe të Premte moti parashikohet i qëndrueshëm me mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë. Mjegulla dhe mjegullina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI