Flash

Plan për ekzekutimin e tij, reagon Albin Kurti

Lapsi.al 10 February 2024
Plan për ekzekutimin e tij, reagon Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi mediat në Kosovë kanë raportuar duke cituar burime të sigurisë së Kosovës, se ka pasur plan nga Serbia për atentat ndaj tij, teksa ai ndodhej mbrëmjen e djeshme në Shkup, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kurti ka theksuar se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar.

Ai shtoi gjithashtu se në Shkup nuk është ndjerë i rrezikuar, por ka parë forca të shumta policie që janë kujdesur për mbledhjen ku ai mori pjesë.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar.

Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka deklaruar Kurti.

Të këshilluara

Plan për atentat ndaj kryeministrit Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me vrasje, masa të rrepta në Shkup. Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë...

14:00

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI