Flash

I shpallur në kërkim për trafik drøge, kapet 45-vjeçari që tentoi të hynte në Shqipëri

Lapsi.al 10 February 2024
I shpallur në kërkim për trafik drøge, kapet

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Portin e Durrësit. Ai po tentonte të futej në Shqipëri pasi ishte dënuar në mungesë me tetë vjet burg. Shtetasi, Bledar Xhufi, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka shpallur fajtor për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Kontrolle dhe verifikime intensive po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.

Tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, ndërkohë që ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës, kapin dhe ndalojnë 45-vjeçarin.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim me burgim, në hyrje të Shqipërisë u ndalua Bledar Xhufi, 45 vjeç.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI