Flash

Hodhi drøgën nga makina dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 10 February 2024
Hodhi drøgën nga makina dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari

Oficerët e komisariatit të Civitavecchias në Itali kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makinën e tij. Gjatë postbllokut, patrulla urdhëroi të ndalonte makinën, e cila u largua pas një manovre të shpejtë. Gjatë ndjekjes, policia ka vënë re se i riu shqiptar teksa po drejtonte makinën, hodhi nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat u zbuluan menjëherë.

26-vjeçari u kap më pas nga policia falë ndërhyrjes së një patrulle tjetër, ndërsa u zbuluar se brenda çantës së shpinës dhe kutisë, policia gjeti blloqe të shumta kanabisi me peshë totale 2.2 kg. Atij po ashtu iu gjetën 5 fishekë të kalibrit .22 të fshehura në një çantë të vogël dhe 457 euro, dyshohet të përfituara nga shitja e drogës.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI