Flash

Probleme për qeverinë e Talat Xhaferit, "Aleanca për shqiptarët" shkarkon dy ministra

Lapsi.al 9 February 2024
Probleme për qeverinë e Talat Xhaferit, "Aleanca për

Probleme për qeverinë e Talat Xhaferit ende pa u mbushur 2 javë. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut filloi pasditen e kësaj të premteje një seancë për shkarkimin e dy ministrave që vijnë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Kërkesa për shkarkimin e tyre u bë nga ish-kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, pas përplasjeve me kreun aktual, Arben Taravari.

Ky i fundit vendosi që në zgjedhjet e arudhshme partia t’i bashkohet opozitës shqiptare, por kjo po shkakton përçarje brenda partisë. Një pjesë e mbështeti, por të tjerë dolën kundër. Koalicioni qeverisës ka një shumicë të brishtë në parlament, por duket se i arrin votat e nevojshme për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ministrat e Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu pritet të shkarkohen nga parlamenti pasi u rreshtuan me zotin Taravari lidhur me vendimin e tij për t’iu bashkuar opozitës shqiptare në zgjedhjet e pranverës. Krahu i Ziadin Selës ka propozuar për ministër të ri të shëndetësisë Ilir Demirin, mjek – infektolog dhe drejtor aktual i Spitalit të Tetovës dhe për ministër të Shoqërisë Informatike, Naim Bajramin, ish-zëdhënës i partisë.

Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi dha këtë shpjegim për ndryshimet.

"Që në fillim dua të theksoj se propozimi për shkakrikim e ministrave nuk ka të bëjë me aspektin profesional të përgatitjeve të tyre. Unë kam respekt të veçantë duke pasur parasysh se i kam dhe bashkëvendas (nga Gostivari) dhe në vazhdimësi i kam përcjellë dhe e njoh përgatitjen e tyre profesionale. Forca e ligjit thotë se nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të qeverisë; dhe kjo është arsyeja bazë për të cilën propozimi (për shkarkim) ndodhet para jush”, - tha Xhaferi.

Për shkarkimin dhe miratimin e ministrave të rinj nevojitet shumica prej 61 deputetëve nga 120 sa ka parlamenti. Mbi 30 deputetë kanë paraqitur kërkesë për fjalim lidhur me çështjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, përplasen dy automjete

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht. Sipas policisë në këtë aksident jan...

17:36

Aksidentohen dy makina në Pogradec

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht. Sipas policisë në këtë aksident jan...

16:34

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI