Flash

Ndryshon moti për fundjavën, rikthehen reshjet

Lapsi.al 9 February 2024
Ndryshon moti për fundjavën, rikthehen reshjet

Kjo e premte shënon edhe ditën e fundit pas një periudhe të gjatë me diell që ka shoqëruar vendin tonë. Moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe përgjatë ditës së shtunë, me temperatura minimale që priten të jenë 0 gradë celsius në zonat e ulëta, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 21 gradë celsius, në zonën perëndimore.

Gjatë ditës së diel, moti do të jetë me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu edhe në veriperëndim. Era do të jetë intensive.

Gjatë ditës së hënë, moti do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Edhe gjatë ditës së martë do të ketë reshje shiu, por e ulin intensitetin e tyre. Temperaturat do të pësojnë ulje në ditët në vijim.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, përplasen dy automjete

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht. Sipas policisë në këtë aksident jan...

17:36

Aksidentohen dy makina në Pogradec

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht. Sipas policisë në këtë aksident jan...

16:34

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI