Flash

Ndihma juridike falas nga shteti, ndryshon vendimi për OJF-të

Lapsi.al 9 February 2024
Ndihma juridike falas nga shteti, ndryshon vendimi për OJF-të

Vendimi për organizatat jofitimprurëse të autorizuara për të dhënë ndihmë juridike flas për kategorinë që nuk përballon këtë shërbim do të ndryshojë. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim vendimin e rishikuar i cili sipas relacionit synon të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj OJF-ve. Përmes kësaj parashikohet të lehtësohen procedurat dhe mënyra e ofrimit të shërbimit publik, duke thjeshtëzuar procedurat dhe lehtësuar barrën e tyre për marrjen e autorizimin nga Ministri i Drejtësisë për ofrimin e ndihmës juridike.

“Ky projektvendim ka si qëllim rishikimin VKM nr. 55/2019, në kuadër të procesit të derregullimit me qëllim lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin i jetës së përditshme të subjekteve të ndryshme në marrëdhëniet me administratën publike, për të reduktuar maksimalisht burokracinë, si dhe për t’i kursyer subjekteve private burime financiare dhe njerëzore” nënvizon gjithashtu relacioni.

Vendimi parashikon ndryshime në disa pika të tilla si rastet e mospranimit të aplikimit ndaj një OJF-je dhe hapat që hidhen ku nuk bëhet më ankesë pranë Ministrisë por në Gjykatën administrative.

“Gjithashtu, njoftimi dhe arsyetimi i aktit administrativ është një detyrim që organi publik e ka në çdo rast dhe nuk varet nga kërkesa e palës për ta arsyetuar aktin dhe më pas njoftuar atë, aq më tepër kur parashikohet ankimi ndaj aktit. Rastet kur aktet nuk kërkohen të arsyetohen janë përcaktuar në nenin 101 të KPA dhe rezulton që nuk jemi në kushtet e përcaktuara prej tij” thuhet në relacion.

Nga ana tjetër, parashikohet edhe ndryshimi i pikës 14 të vendimit, në lidhje me afatin e vlefshmërisë së autorizimit të dhënë nga Ministri i Drejtësisë. Ky ndryshim vjen pas propozimit të përcjellë nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, si dhe në kuadër të procesit të derregullimit.

Një tjetër element që zgjidh ndryshimi i vendimit është ajo për autorizimet që u mbaron afati në shtator 2024. Sipas dokumentit gjatë vitit 2022 janë autorizuar 15 OJF nga Ministri i Drejtësisë, autorizimi i të cilave përfundon më datë 27.09.2024. Procesi i financimit të OJF-ve për vitin 2024 do të cenohej sepse ato nuk do të kenë autorizim të vlefshëm për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2024.

Tashmë propozohet që autorizimi të mos ketë një periudhë vlefshmërie pasi kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për ndihmën juridike verifikohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas duke i hequr kështu barrën OJF-ve të autorizuara për të riparaqitur kërkesat për autorizim, pas mbarimit të afatit të vlefshmërisë së tij./ “Monitor”

Të këshilluara

Tragjedia me dy akte e Bedrie Lokës

Bedrie Loka, që humbi jetën pas përdorimit të fotoksinës këtë fillimjanari, u lakua në titujt e lajmeve si viktimë e denigrimit në rrjete sociale. Por kjo ishte...

22:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI