Flash

I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për t'i vràrë gruan, SPAK çon për gjykim dosjen e Alban Bengasit

Lapsi.al 9 February 2024
I ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për t'i vràrë

Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, rezulton se Alban Bengasi ka porositur Nuredin Dumain për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij, Blerta Bengasi.

Bengasi, është përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Dumanit, ku thuhet se i kishte ofruar atij shumën prej 120 mijë eurosh për të vrarë ish-bashkëshorten e tij, ndërsa më herët ishte porositur gjymtimi i saj.

Bengasi dyshonte se ish-gruaja e tij e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë dhe për këtë kishte nisur një seri hakmarrjesh ndaj saj, me qëllimin final për ta eleminuar, ndërsa SPAK deklaron që Bengasi ka bërë porosinë për shkak të konflikteve familjare që kishte me të.

Ngjarja ka ndodhur në datë 30 janar të vitit 2020, rreth orës 11:15 pasdite në rrugën “Milhal Grameno”. Blerta Bengasi ka hyrë në automjetin e saj dhe në këtë moment është goditur disa herë me grushta në fytyrë dhe mbrapa koke. Festim Qoli është personi që ia ka ofruar si punë Nuredin Dumanit, i cili gjithashtu i ka mundësuar një takim Dumanit me Alban Bengasin.

Dumani ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasi, për të mësuar intenerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, ndërsa i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, pra personi i cili ka goditur Blertën.

Një person tjetër rezulton i përfshirë në hetime, është shoku i Eljo Bitrit, i cili nuk është i identifikuar, por akuzohet si ndihmës i tij, pasi ka qenë drejtues i mjetit me të cilin janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në përfundim të hetimeve, SPAK ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimi valutor sot euro do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97....

08:34

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI