Flash

Berisha: Llahtaria që tha Ahmetaj, mund të lidhet me vrasje dhe zhdukje!

Lapsi.al 9 February 2024
Berisha: Llahtaria që tha Ahmetaj, mund të lidhet me vrasje dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ngritur dyshime të tjera në lidhje me deklaratat ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili tha në një intervistë të pak ditëve më parë se “shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit”.

Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha u shpreh se sipas tij, “lahtaria që tha Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë të keqe që ne nuk e dimë, mund të lidhet me vrasje apo murosje apo zhdukej që ne nuk dimë asnjë”.

Sipas ish-kryeministrit, deklarata e Arben Ahmetajt mund të lidhet me firmosje në dokumente me revole të vëna pas kokës.

Ai theksoi se çdo komb evropian do ja nxirrte prej hundësh brenda 24 orëve veprimet e llahtarshme të kryeministrit të denoncuara nga zëvendësi i tij, ndersa shtoi se “Edi Rama ka folur nga mëngjesi deri në darke për tokën qiellin, hënën dhe diellin, por nuk ka folur një fjalë të vetme për veprim e llahtarshme që e akuzoj Arben Ahmetaj.”

Sali Berisha: Llahtaria që tha Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë të keqe që ne nuk e dimë, mund të lidhet me vrasje apo murosje apo zhdukej që ne nuk dimë asnjë, mund të lidhet me firmosje të vendosura në dokumente me revole të vëna pas kokës, që ne nuk dimë asgjë. Ajo mund të lidhet me kontot bankare të mbi 100 milion eurosh të Ramës dhe Veliajt, që ai si ministër i financave i ka ditur.

Çdo komb evropian do ja nxirrte prej hundësh brenda 24 orëve veprimet e llahtarshme të kryeministrit të denoncuara nga zëvendësi i tij. O sot o kurrë, 20 shkurti është dita jonë, është dita e fitores. Çfarë lloj proteste do zhvillohej në Europë që edhe pas kësaj akuze të tmerrshme, kryeministri dhe anëtarë të organizatës kriminale do zbatonin kodi i mafias.

Sot është dita e nëntë që Edi Rama ka folur nga mëngjesi deri në darke për tokën qiellin, hënën dhe diellin, por nuk ka folur një fjalë të vetme për veprim e llahtarshme që e akuzoj Arben Ahmetaj. Nuk ka folur për kërcënimet mafioze që i ka bërë zëvendësit të tij, ska fol për vjedhjen e shekullit.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, përplasen dy automjete

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht. Sipas policisë në këtë aksident jan...

17:36

Aksidentohen dy makina në Pogradec

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht. Sipas policisë në këtë aksident jan...

16:34

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI