Flash

Topalli poshtë ballkonit të Berishës: Të shkojmë në rebelim derisa të vijë ndryshimi

Lapsi.al 8 February 2024
Topalli poshtë ballkonit të Berishës: Të shkojmë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë në protestën e organizuar poshtë pallatit të Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit.

Gjatë fjalës së saj Topalli bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të organizohet më 20 shkurt, një protestë kombëtare e organizuar nga opozita. Aksioni opozitar u shpreh Topalli ka nisur me rezistencë, por do të vazhdoje deri në rebelim, derisa të vijë ndryshimi.

“Prania juaj këtu ka vërtetuar që jo vetëm nuk shkrihet PD dhe opozita, por përkundrazi ka mobilizuar çdo qelizë. Mbi të gjitha se ne shqiptarët edhe kur heshtim flasim, ne nuk ulim kokën sepse njohim mirë pasojat e diktuarave. Këta e filluan duke marrë vulat. Në cilin vend të botës, ndodh që kryetari i një partie ne opozitë të caktohet me vendim gjykate. Ne Evropë jo, as në Afrikë.

Më 20 shkurt të gjithë sëbashku të dalim për të mbrojtur të drejtat tona. Ndaj duhet kurajë duhet vendosmëri, ka filluar me rezistencë do vazhdojë me protestë dhe do shkojë në rebelim derisa gjërat të ndryshojnë”, tha ndër të tjera Topalli.

Të këshilluara

Arrestohet në Dubai Julian Meçaj

Julian Meçaj është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Julian Meçaj ishte lënë i lirë pasi është marrë në pyetje në lidhje me ngjar...

15:18

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI