Flash

Sot seanca në GJKKO, Berisha kërkesë për të marrë pjesë në Kuvend

Lapsi.al 8 February 2024
Sot seanca në GJKKO, Berisha kërkesë për të marrë

Në Gjykatën e Posaçme sot do të zhvillohet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’ dhe nën masën 'arrest shtëpie'. Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Seanca pritet të nisë rreth orës 14:30, ndërsa avokatët kërkojnë për herë të katërt kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Seanca e 1 shkurtit u shty nga gjyqtarja Gjoka me argumentin se fletëthirrjen që do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI