Flash

Plagoset me thikë 61-vjeçari, vihet në pranga autori në Vlorë

Lapsi.al 8 February 2024
Plagoset me thikë 61-vjeçari, vihet në pranga autori në

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Policia njofton se rreth orës 21:00 në lagjen “10 Korriku”, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta një 43-vjeçar ka plagosur një 61-vjeçar. I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) 61-vjeçarin, falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Vlorës, autori i dyshuar i plagosjes. Sot, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore. Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI