Flash

Pakistani drejt zgjedhjeve mes dhunës dhe problemeve ekonomike e politike

Lapsi.al 8 February 2024
Pakistani drejt zgjedhjeve mes dhunës dhe problemeve ekonomike e politike

Miliona pakistanezë e sfiduan motin e ftohtë dimëror për të votuar në zgjedhjet parlamentare të enjten, në një kohë kur dhuna është duke u rritur, së bashku me telashet ekonomike dhe politike.

Votimi, i cili filloi në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale, po mbahet një ditë pasi së paku 30 njerëz u vranë nga dy shpërthime të ndërlidhura me zgjedhjet në provincën Balochistan në jugperëndim të Pakistanit dhe në një kohë kur inflacioni ka arritur gati në 30 për qind dhe ish-kryeministri, Imran Khan, politikani më i njohur në vend, është në burg.

Më shumë se 650.000 ushtarë, policë dhe paramilitarë janë duke ofruar siguri në vend gjatë këtyre zgjedhjeve.

Anketuesit kanë parashikuar një dalje të vogël në zgjedhje në vendin ku 128 milionë njerëz kanë të drejtë vote, për shkak të pengimit të partisë së Khanit, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI) dhe dy shpërthimeve të mërkurën, të cilat ndodhën pranë zyrave të kandidatëve.

Përgjegjësinë për këto sulme e mori Shteti Islamik.

Autoritetet ngulën këmbë se dhuna nuk do ta ndalte mbajtjen e zgjedhjeve.

“Çdo përpjekje për ta sabotuar situatën e paqes dhe sigurisë do të parandalohet”, tha kryeministri në detyrë i Pakistanit, Anwar ul-Haq Kakar, pas shpërthimeve.

Megjithatë, Ministria e Jashtme tha se kufijtë me Iranin dhe Afganistanin janë mbyllur dhe se shërbimet telefonike në zonat kufitare janë ndalur, për çështje sigurie.

Mëngjesin e së enjtes, gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Quetta, kryeqytetin e kapluar nga dhuna të Balochistanit, si dhe në qytetin më të madh të vendit, Karaçi, dhe në qytetin veriperëndimor Peshawar, raportuan se votuesit kanë filluar të grumbullohen në numër të madh pas një daljeje të ulët mëngjesin e hershëm.

Gati 18.000 kandidatë po garojnë për ulëse në parlamentin nacional dhe për katër asamble provinciale. Ata do të luftojnë për rreth 266 ulëse në parlamentin nacional, i cili i ka 70 ulëse të rezervuara për gratë dhe pakicat, si dhe për 749 vende në asambletë provinciale.

Khan, i cili ishte kryeministër nga viti 2018 deri më 2022, është themelues i PTI-së dhe ende gëzon popullaritet të madh, por ai është në burg pasi është dënuar për korrupsion dhe i është ndaluar mbajtja e posteve publike për një dekadë./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI