Flash

“Ndihmë po më vrasin”, biznesmeni grek pikasi autorët para se ta ekzekutonin

Lapsi.al 8 February 2024
“Ndihmë po më vrasin”, biznesmeni grek pikasi autorët

15 plumba u zbrazën mbi trupin e biznesmenit të njohur grek Christos Gialia, mesditën e së mërkurës ndërsa ai ndodhej në Mandria.

Biznesmeni grek është një emër i njohur edhe për publikun shqiptar jo vetëm për bizneset e tij në vendin tonë, por edhe pasi gruaja e tij e dytë ishte me origjinë nga Labinoti i Elbasanit.

Mediat greke raportojnë se drejtuesit e policisë dhe prokurorisë po hetojnë të kaluarën e biznesmenit duke kërkuar njerëz që do të kishin arsye, profesionale apo financiare, për të kërkuar vrasjen e tij.

Në të njëjtën kohë, ata kanë marrë edhe deklarime nga dy shokë të 59-vjeçarit, në kërkim të informacioneve që mund t’i ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve.

Një mik i tij është dëshmitari vendimtar pasi është i vetmi që mund të japë një përshkrim më të detajuar të asaj që ndodhi në minutat e fundit të biznesmenit të vrarë.

Shoku i 59-vjeçarit po fliste në telefon me biznesmenin, para se ky i fundit të vritej.

Sipas këtij personi, kur biznesmeni pikasi sulmuesit, tashmë ishte vonë dhe gjithçka që ai arriti të thoshte ishte “ndihmë, po më vrasin”.

Gjithashtu, policia po heton edhe veprimtarinë e biznesmenit, i cili ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos, ndërkohë që dyshohet se ishte aktiv profesionalisht edhe në Shqipërinë fqinje.

Së fundmi, një vrasje e ndodhur dhjetorin e kaluar në Paleo Faliro ku viktimë mbeti një shqiptar po hetohet pasi raportohet se dy viktimat janë njohur me njëri-tjetrin. Mediet greke nuk kanë dhënë detaje se kush është shqiptari i ekzekutuar në dhjetor.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI