Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Pikëpyetjet/ PS thyhet papritur nga "bastet online"

Lapsi.al 8 February 2024
Pikëpyetjet/ PS thyhet papritur nga "bastet online"

Nëse ka një grup interesi që arrin ta diktojë vullnetin e deputetëve socialistë në hartimin e një ligji, ky është padyshim biznesi i kumarit. Për herë të disatë, socialistët kanë bërë prapakthehu për një ligj që prek bosët e kumarit.

Në seancën e sotme në parlament pritej të miratohej rikthimi i basteve online në telefon, kompjuter dhe çdo pajisje "smart". Por deputetët socialistë janë tërhequr papritur nga nisma në fjalë. Pa dhënë shpjegime, pa shprehur asnjë arsyetim në publik, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla tha se socialistët kishin kërkuar tërheqjen e projektligjit nga diskutimi. Për pasojë, votimi u anulua.

Mënyra me të cilën socialistët u tërhoqën ngre pikëpyetje për ndikimin okult që kanë kompanitë e basteve tek shumica në pushtet. Qëllimi i ligjit është legalizimi i biznesit të kumarit, nga 100% që është sot në të zezë në një masë sa më të madhe. Për të arritur këtë duhet që kompanitë që veprojnë në të zezë të jenë dakort.

Ligji i ri ka disa kritere për kalimin e biznesit në legal, që nga financat rezervë, eksperienca e mëparshme e këtyre kompanive dhe certifikata e pastër penale e pronarëve.

Duke qenë i ndërgjegjshëm për lidhjet e grupeve kriminale me biznesin e kumarit, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe propozoi edhe një përfaqësi të SPAK në komisionin e dhënies së licencave. Sipas Braçes, prania e SPAK në kontrollin e kazinove dhe të basteve duhet të jetë e njëjtë me kontrollin që u bëhet politikës.

"Po sikur këtë sistem shtrëngues të verifikimit të të ardhurave për këta që do të organizojnë lojërat e fatit ka ndonjë problem? Ky sistemi i kontrollit për çdo qeveritar, deputet e kështu me radhë ka ndonjë problem? A ka mundësi që miratimin përfundimtar ta japë SPAK. Më ka rënë në vesh që miratimin e fundit të kazinove e jep FBI"- ishte propozimi i Erjon Braçes.

Më herët, Braçe kishte paralajëmruar se elementë kriminalë do të tentojnë të zgjasin duart drejt kumarit, ndaj zgjidhja më e mirë sipas tij do të ishte menaxhimi i të gjithë infrastrukturës nga shteti. Për më tepër, sipas tij, taksat mbi këtë biznes duhet të ishin më të larta. Të gjitha propozimet e Braçes janë hedhur poshtë nga kolegët socialistë.

Kur vendosën rikthimin e basteve online, socialistët e kanë pranuar se biznesi kaloi në duart e krimit. "Është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duar të njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë rezultuar me përfitime krejt të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar,” u shpreh kryeministri Rama, kur njoftoi rikthimin e basteve online në fund të gushtit të vitit 2022.

Gushti i vitit 2022 do të mbahet mend edhe për një ngjarje të rëndësishme në botën e krimit siç është: zhdukja e Vis Martinajt.  I njohur ndryshe si "bosi i lojërave të fatit", Martinaj arriti të ndërtojë një perandori të kumarit gjatë kohës që ky biznes ishte legal.

Përmes dhunës, kërcënimeve dhe vrasjeve, Martinaj arriti të kontrollojë një pol të fuqishëm në ekonominë e basteve edhe pasi këto dolën jashtë ligjit. Me zhdukjen e tij në 9 Gusht të vitit 2022, në tregun e zi të basteve lulëzuan emra të tjerë, jo më pak të fuqishëm.

Dyshimet janë se edhe kjo tërheqje e papritur nga votimi i ligjit për të cilin socialistët e kishin dhënë miratimin në komisionet parlamentare, nuk i ka pëlqyer bosëve aktualë të kumarit. Me ta duhet negociuar sërish për një ligj që i pëlqen të gjitha palëve. Prandaj dhe ky variant i ligjit për të cilin socialsitët e kishin dhënë dakortësinë nuk kaloi sot në parlament./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI